#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Maj 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 24 Maj 2023

PD kërkon komision hetimor për 14 Majin: Rama të rrisë minimumin jetik të shqiptarëve

Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni te posaçëm parlamentar për te hetuar zgjedhjet e 14 majit. Kryetari Berisha thotë se ne seancën e te enjtes do te kërkojë edhe rritjen e minimumit jetik te shqiptareve.

Basha rikthehet në politikën aktive, Deputetët: Nuk duhet të jetë në krye të PD

Lulzim Basha bëri sot të parën dalje publike në një takim me të rinjtë duke paralajmëruar rikthimin e tij. Por deputetet e grupit parlamentar te PD-së që drejtohet nga Gazmend Bardhi refuzojnë idene e kandidimit te Bashes per postin e kryetarit.

Pronat e lira do t’u kthehen ish-pronarëve pa asnjë kufizim. Qeveria miraton vendimin

Qeveria merr dy vendime të reja për nxitjen e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Nëse prona e subjekteve është e lirë, atëherë ish-pronarëve ajo u kthehet pa kufizim siç e kanë pasur në momentin e sekuestrimit.

Laert Haxhiu tentoi t’i ikte policisë në Janinë. Makina e tij goditi tre mjete të tjera

I shumëkërkuari Laert Haxhiu tentoi t’i ikte policisë së Janinës. Ai ishte nën shoqërinë e dy shqiptarëve të tjerë kur policia greke e ndaloi pasi makina e tij përplasi 3 automjete të tjera në tentativën për t’i shpëtuar arrestimit.

Marrëveshje me Anglinë për të burgosurit. Mund të zgjedhin vendin se ku duan ta kryejnë dënimin

Shqiptaret e dënuar për vepra të ndryshme penale ne Britaninë e Madhe mund të zgjedhin ta kryejnë dënimin në Shqipëri. Mes Tiranës dhe Londrës është rënë dakord që të gjithë barrën financiare ta ketë qeveria britanike.

Ioannis Sarmas merr detyrën e kryeministrit në Greqi, përgatit vendin për zgjedhjet e 25 Qershorit

Greqia do të ketë një qeveri kalimtare me kryeministër Ioanis Sarmas, kreun e gjykatës së auditit. Ai do të drejtojë vendin deri për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen më 25 qershor.

/tvklan.al