Titujt kryesorë: 25 shkurt 2020

4 VIKTIMA TE TJERA NE ITALI, KORONAVIRUSI PERHAPET NE 4 SHTETE TE TJERA TE EUROPES

Shkon në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Kater te moshuar nderruan jete sot ne Lombardi dhe Veneto. Virusi prek edhe Kroacine, Austrine, Zvicren e Spanjen. Ekspertet thone se ai po shkakton fatalitete vetem tek te moshuarit me semundje kronike apo te renda.

3 TE DYSHUAR ME KORONAVIRUS NE KOSOVE. 2 PREJ TYRE U NDALUAN NE MORINE, PO VININ NGA ITALIA PERMES SHQIPERISE

3 persona te dyshuar me koronavirus jane izoluar ne Kosove. Dy prej tyre u ndaluan ne doganen e Morines, teksa po ktheshehin nga Italia nepermjet portit te Durresit. Edhe i treti kishte qendruar per disa dite ne Itali.

RRITEN ABUZIVISHT ÇMIMET E MASKAVE E DEZINFEKTANTEVE, MINISTRIA E SHENDETESISE JEP 1 MILION DOLLARE PER SPITALET

Ne Shqiperi, farmaci dhe depo te ndryshme farmaceutike ne rrisin abuzivisht cmimet e maskave dhe dezinfektanteve. Prokuroria nis hetimet per manipulim te tregut. Ministria e Shendetesise jep 1 milione dollare shtese per spitalet.

SEKUESTROHEN NE PORTIN E ANKONAS 25 TONE MBETJE ME DESTINACION SHQIPERINE. VIHET NEN AKUZE NJE SHQIPTAR

Autoritetet italiane sekuestrojne ne portin e Ankones 25 ton mbetje te destinuara per Shqiperine. 4 persona janë vene nen akuze, njei prej te cileve shqiptar. Hetimet vijojne per te zbuluar pritesit e ngarkeses ne vendin tone.

NDERRON JETE ISH-PRESIDENTI I EGJIPTIT HOSNI MUBARAK. 91-VJEÇARI QENDROI PER 3 DEKADA NE PUSHTET

Nderron jete ish –presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak. 91 –vjecari qe drejtoi vendin per 3 dekada me radhe, deri sa u rrezua nga pushteti gjate Pranveres Arabe, gjendej prej kohesh ne nje spital ne Kajro.