#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 29 Shtator 2022

Nënshkruhet kontrata  për 2 satelitët shqiptarë. Rama: Do kontrollojnë edhe ndërtimet pa leje

Shqipëria nënshkruan kontratën e shërbimit satelitor me kompaninë amerikane “Satellogic”. Kryeministri Rama tha se satelitët do të përdoren edhe për kontrollin e territorit dhe ndërtimet pa leje, si një krye-inspektoriat ne qiell.

Konfiskohen ndërtimet e para pa leje. 4646m2 në qendër të Tiranës kalojnë për interes publik

Konfiskohen katet e para pa leje te ndërtuara ne Tirane. 4646 metra katrore te një kulle ne qendër te kryeqytetit do te kalojnë per interes publik, nëpërmjet nje kontrate te nënshkruar nga ndërtuesi dhe Ministria e Infrastrukturës.

Mazhoranca sqaron ambasadorët për amnistinë fiskale. BE: Jemi të shqetësuar, duhet rishikuar drafti

Mazhoranca thërret ambasadoret e Shteteve te Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Britanisë se Madhe per t’i sqaruar per amnistinë fiskale. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë shprehet e shqetësuar dhe kërkon rishikimin e draftit.

Mosdeklarimi i parave në kufi. Më shum raste në 2022. Anglia, vendi kryesor i origjinës

Rriten rastet e mosdeklarimit te parave ne kufi. Drejtoria e Krimit Ekonomiko-Financiar ne Policinë e Shtetit pohon se rastet janë dyfishuar, por sasia është pakësuar. Vendi kryesor i origjinës se këtyre parave mbetet Britania e Madhe.

Rritet me 10 Lekë çmimi i naftës dhe 8 Lekë ai i benzinës. Gazi nuk ndryshon

Bordi i Transparencës ndryshoi sërish çmimet e shitjes së karburanteve në vend. Nafta do të tregtohet me 10 lekë më shtrenjtë ose 229 lekë litri. Me 8 lekë është rritur edhe benzina ndërsa gazi i lëngshëm nuk ndryshon. 

Uragani më i fuqishëm i shekullit godet Floridën. Përmbytje masive, 2.4 mln banorë pa energji elektrike.

Florida goditet nga uragani “Ian”, me i fuqishmi qe ka prekur këtë shtet në 1 shekull. Shirat dhe erërat e fuqishme shkaktojnë përmbytje masive dhe shkatërrime. Qindra mijëra banorë janë evakuuar ndërsa 2.6 milionë janë pa energji.

/tvklan.al