Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 30 Gusht 2024

Ekzekutohet një 36-vjeçar në Shkodër. U qëllua me 15 plumba në një kafene nga një person i maskuar

Një 36-vjecar u ekzekutua në mesdite në një lokal në qytetin e Shkodrës. Ai u qëllua me 15 plumba nga një person i maskuar, i cili deri tani ka mundur t’i shpëtojë arrestimit. Policia nis këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Rama: Putin ndihmoi BE të kuptojë rëndesinë e BP. Në shqipëri s’ka ndikim rus, por në rajon po

Kryeministri Edi Rama shprehet se ishte lufta të Ukrainë që ndërgjegjësoi Europën për rëndësinë e Ballkanit perëndimor. Gjatë një forumi në Pragë, Rama tha se në Shqipëri nuk ka ndikim rus, por në vendet e rajonin po. 

6 qytetet e mëdha, me ajrin më të ndotur. AKM: Shkak, trafiku i rënduar, makinat e vjetra dhe industria

6 qytetet më të mëdha rezultojnë të kenë ajrin më të ndotur. Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se shkak është trafiku i rënduar, përdorimi i automjeteve të vjetra e industria dhe propozon një skemë për kufizimin e lëvizjes së makinave.

Bie numri i lejeve të ndërtimit për 3-mujorin e dytë, por sipërfaqja rritet me 29 përqind

Bie me një të tretën numri i lejeve të ndërtimit gjatë tremujorit  të dytë të këtij viti. Por të  dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pavarësisht dhënies së më pak lejeve, sipërfaqja e ndërtimit është rritur me 29 përqind.

Nis bllokimi i videove pirate dhe të dëmshme në TikTok. AMA: Qindra materiale të hequra në 5 ditë

Qindra video pirate apo të konsideruara të dëmshme janë hequr në vetëm 5 ditë nga nisja e bashkëpunimit me Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe TikTok. Kryetarja Armela Krasniqi thotë se ka një fluks të shtuar të denoncimeve nga qytetarët.

/tvklan.al