#lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 4 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 4 Dhjetor 2022

Samiti i BE, Rama: Pasoja ligjore kush shkel masat. Berisha: Policia të mos provokojë situatën.

Kryeministri Rama thotë se masat e sigurisë për mbarëvajtjen e samitit të BE-së nuk mund të negociohen me askënd dhe se kush do cenojë rregullat do ketë pasoja ligjore. Reagon Berisha që thotë se policia nuk duhet të provokojë situatën.

Nis që nesër bllokimi i rrugëve për Samitin. Kufizime të lëvizjes në 17 akse të Tranës.

Zbatimi i planit të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e Samitit të 6 dhjetorit do të nisë që nga e hëna kur do të bëhet edhe kufizimi i lëvizjes në 5 akse rrugore. Ndërsa të martën do bllokohet lëvizja e automjeteve në 17 segmente të Tiranës.

PD mban primaret, zgjedh kandidatët në 56 bashki. Berisha: Dritë për demokracinë.

Demokratët votuan sot për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie që do të garojnë për opozitën në zgjedhjet e 14 majit. Procesin që u krye në 56 njësi, kreu i demokratëve Sali Berisha e konsideroi burim drite për demokracinë.

Një kolumbian i tretë në përgjimet e kokainës. Qëndroi në Farkë, njihet nga grupet kriminale.

Të tjera detaje dalin në dritë nga hetimet për dosjen e trafikut të 430 kilogramëve kokainë që u kapën në Frakull të Fierit. Përgjimet zbuluan edhe një kolumbian të tretë që qëndroi në Farkë i njohur në rrethet kriminale me emrin “Diego”.

Lufta në Ukrainë po ngadalësohet. Inteligjenca e shbas: Riorganizimi në Pranverë.

Lufta në Ukrainë është futur në një fazë ngadalësimi. Janë Shërbimet e Inteligjences së Shteteve të Bashkuara që thonë se Rusia po kërkon të riorganizohet për të bërë një kundërsulm në pranverën e vitit të ardhshëm. /tvklan.al