#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 6 gusht 2022
200 mjete lundruese po verifikohen nga policia. Bllokohen 25 jetski e gomone.
200 skafe dhe xhet ski po verifikohen nga policia per saktësimin e dokumentacionit ndërsa 25 prej tyre janë bllokuar. Operacioni nisi pas tragjedisë në plazhin e Potamit ku një punonjës policie aksidentoi për vdekje Jonadën, 7-vjeçare.

Shqipëria në luftë me flakët, 25 vatra në 24 orë. Probleme në Mat, Durrës e Shkodër.
Qindra forca zjarrfikëse vijojnë betejën për shuarjen e zjarreve në të katër anët e vendit. Në 24 orët e fundit u raportuan 25 vatra nga jugu në veri nga të cilat 9 janë ende aktive. Më problematike është situata në Mat, Durrës dhe Shkodër.

Nafta ulet me 1 lek. Bordi i transparences ndryshon dhe çmimin e gazit dhe të benzinës.
Bordi i Transparencës vendosi sot të ulë vetëm me 1 lek për litër çmimin e naftës. 8 lekë më pak kushton benzina ndërsa ulje të lehtë ka pësuar edhe gazi. Në bursat ndërkombëtare çmimet kanë shënuar ulje rekord.

Sulmohet me armë në veri Policia e Kosoves. 10 të shtëna në drejtim të varkës patrulluese.
Një tjetër incident shënohet në veri të Kosovës ku një patrullë e policisë është sulmuar me armë në Liqenin e Ujmanit.
Autoritetet thonë se fatmirësisht nga 10 të shtëna nuk ka pasur të lënduar ndërsa vijojnë hetimet për gjetjen e autorëve.

Tragjedi në Kroaci, autobusi me pelegrinë bie në kanal. 12 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.
Aksident i rëndë në Kroaci. 12 persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën kur një autobus me pelegrinë katolikë polakë doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë përgjumja e shoferit.

“Shqipëria I ka të gjitha”. Prestigjozja “The Guardian”: Të huajt mund të gjejnë detin, malin dhe historinë.
“Shqipëria i ka të gjitha”. Gazeta prestigjioze “Dhë Gardian” shkruan se vendi po njeh një rritje të ndjeshme të turizmit për shkak të plazheve, maleve, gastronomisë dhe qyteteve historike, trashëgimi e UNESKO-s.