#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 00:05, Data 7 Mars 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 6 Mars 2024

Ministri i financave, Ervin Mete thirret në SPAK për inceneratorët: I çoi e-maile kompanisë koncesionare
Edhe Ministri i Financave Ervin Mete thirret ne SPAK per ceshtjen e inceneratoreve. Televizioni Klan meson se ai u pyet per disa e-maile qe i ka derguar kompanise koncesionare ne kohen kur ishte zevendesminister i Ekonomise dhe Financave.

Rama: Cikli ynë i qeverisjes, i pambyllur. Për reformat duhet të garantojmë shumicë qeverisëse të qendrueshme.
Kryeministri Edi Rama në takimin për anëtarësimet në reja në PS, deklaron se cikli i qeverisjes së socialistëve është i pambyllur. Ndaj shtoi se për realizimin e objektivave strategjike te vitit 2030, PS-së i duhet një shumicë e qëndrueshme qeverisëse.

Vëllai vret vëllanë për pronën në Lushnje. Viktima e goditi me sepatë, autori iu përgjigj me pistoletë
Nje konfltikt per motive pronesie mes dy vellezerve shkakton nje viktime dhe nje te plagosur ne Lushnje. Autori, nje 77 -vjecar, e qelloi te vellain me pistolete pasi viktima e kishte goditur me pare me sopate.

Sherr në familjen mbretërore. Princ Leka dhe Elia Zaharia përfundojnë në polici
Sherr ne familjen mbreterore ne Shqiperi. Princi Leka dhe Elia Zaharia denoncojne njëri tjetrin në polici për dhunë. Televizioni Klan siguron pamjet filmike nga perplasja, ku duket edhe babai i Elias me një objekt në dorë, me të cilin princi pretendon se është goditur prej tij.

Trump e Biden, rivalë në zgjedhjet e 5 nëntorit. Fitojnë votën e “super të martës” Niki Haley tërhiqet nga gara
Joe Biden dhe Donald Trump pritet te jene rivalet e vetem ne garen presidenciale te 5 nentorit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vota e “super te martes” i nxorri ata si kandidatet me te votuar. Niki Haley tërhiqet nga gara republikane

/tvklan.al