Serbët prisnin Putinin. Zëdhënësja e Kremlinit e quajti Vuçiçin ‘Sharon Stone’

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov do të ketë një vizitë dy ditore në Serbi dhe rajon. Por serbët prisnin një mysafir tjetër, vetë Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili pritej të përuronte tempullin ortodoks të Shën Saves në Beograd.

Kjo vizitë nuk është quajtur e anuluar. Por sa ndikoj çështja e Kosovës dhe marrëveshja e Uashingtonit në largimin e Serbisë nga Moska? Kjo foto tregoi postimin e zëdhënëses së Kremlinit, e cila kërkoi falje, por që presidentin serb e krahasonte me aktoren Sharon Stone. Njohësit marrëdhënieve me Rusinë, thonë se kjo ka ndikuar.

“Ajo që Rusia ka kuptuar është se ka të bëjë me një përsëritje të Millo Gjukanoviç, pra Rusia si partner deri në momentin e fundit”. 

Serbia është konsideruar shpesh e ndarë në dy rrugë: Bashkimin Evropian dhe miqësinë me Rusinë. Vizita e shefit të diplomacisë ruse pritet të kalojë me sqarimin e Moskës rreth çështjes së Kosovës dhe pyetjes përse nuk erdhi Presidenti Putin.

“Beogradi nuk ka ftuar Rusinë në bisedime, por SHBA-në, që në Rusi është parë si mungesë sinqeriteti nga Vuçiç. Rusia nuk do të heqë dorë nga rezoluta 1244, edhe për shkak të interesave të saj”. 

Klan Plus