Numri i tyre ka rënë në 10 mijë që prej nisjes së krizës se emigrimit në Europë

Qeveria greke ka bërë të ditur se numri i migrantëve në kampe tanimë ka rënë në krahasim me vitet më parë. Për herë të parë numri i tyre ka rënë në 10 mijë që kur filloi kriza e migrimit në Evropë në 2015.

Kampet e ngritura në disa ishuj grekë të cilët kanë qenë prej kohësh të mbipopulluara, kanë qenë objekt kritikash edhe nga Bashkimi Evropian dhe organizatat, përfshirë agjencinë e Kombeve të Bashkuara të Refugjatëve UNHCR.

Në rastin më të keq të tyre, disa prej kampeve po pranonin më shumë azilkërkues duke e rritur dy deri në tre herë kapacitetin e tyre. Ministri i Migracionit Notis Mitarachi është shprehur se reduktimi i numrit të azilkërkuesve në nën 10,000 në ishuj është një provë e lehtësimit të barrës së imigracionit në komunitetet lokale dhe tregon se qeveria po punon në drejtimin e duhur

Fillimisht pesë kampet kishin për qëllim të strehonin rreth 6,000 njerëz në total. Ministria e Migracionit tha se kishte 9,811 azilkërkues në pesë kampe në ishujt afër bregdetit turk në mes të Majit, nga 19,748 në Nëntor 2018.

Ardhjet nga Turqia në katër muajt e parë të 2021, ishin me 73% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kërkesat e azilit ranë me 41% gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2015, Greqia ishte rruga kryesore për në Evropë për gati një milion njerëz që kërkonin azil, shumica e tyre refugjatë që ikën nga lufta dhe konfliktet në Siri, Irak dhe Afganistan.

Shifrat ranë ndjeshëm këtë vit, pas një marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë për të mbyllur korridorin kryesor të migrantëve nga brigjet e tij në ishujt Grekë.

Klan News