11 shtete vendosin heqjen e maskave në ambientet e brendshme dhe në shkolla

11 shtete në SHBA kanë njoftuar heqjen e maskave pavarësisht se numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 910,000.

Kalifornia, Connecticut, Delaëare, Illinois, Massachusetts, Nevada, Nju Xhersi, Nju Jork, Oregon, Rhode Island ,Uashingtoni kanë lehtësuar rregullat antiCovid. Më herët ishte e detyrueshme vendosja e maskës ne shkolla dhe në ambiente të brendshme.

Këto vende e morën vendimin pas uljes së shtrimeve në spital dhe shkalles së lartë të vaksinimit , në një përqindje më shumë se gjysma e popullsisë. Por Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes është shprehur se në shumë vende të SHBA ka ende një transmetueshmëri të lartë të virusit.

Sipas drejtoreshës së CDC, Rochelle Walensky, pikërisht në këto zona nuk mund te flitet për një çlirim të masave. Nëse vihet në zbatim ky vendim do të thotë infektime të reja dhe hospitalizime në nivele të larta.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që shumë vende amerikane heqin masat, edhe në Maj 2020 deri në Qershor të 2022  kur u aplikua lehtësimi i masave pandemia u rikthye akoma më agresive në shtetet amerikane. Të njëjtin qëndrim ndajnë edhe ekspertët të cilët nuk e këshillojnë një liri të plotë të qytetarëve.

Klan News