Këngëtarja Ariana Grande ka publikuar një letër prekëse lidhur më ngjarjen e 22 Majit 2017 ku një i ri hodhi veten në erë në dalje të ambienteve të “Manchester Arena” pak pas përfundimit të koncertit të saj, ku u vranë 22 vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Në episodin e saj të 4-rt të dokumentarëve të publikuar në YouTube, këngëtarja ka publikuar një letër ku flet për ngjarjen e asaj nate. Grande përshkruan mizorinë, e cila la të vdekur dhjetëra persona dhe qindra të plagosur.

Letra

“Po iu shkruaj këtë letër 22 Shkurt 2018-të. Kanë kaluar muaj që nga sulmi në koncertin në “Manchester Arena”. Është e pamundur të di se nga ta nis apo të di çfarë të them për këtë gjë. 22 Maji 2017-ës do të më lërë pa fjalë dhe me shumë pyetje për gjithë jetën. Kur një gjë kaq e keqe dhe helmuese zë vend në botën tënde që supozohet të jetë gjithçka, por kjo është shokuese dhe të copëton shpirtin në një mënyrë që vështirë se mund të shërohesh plotësisht. Muzika është jeta. Muzika i bën njerëzit bashkë, muzika i bën njerëzit e lumtur. Ajo është ngushëllim. Është argëtuese. Është shprehje. Është lumturi. Është gjëja e fundit që do të dëmtonte ndonjëherë dikë. Është e sigurt”, sh

kruan këngëtarja.

Ajo gjithashtu thotë se kjo tragjedi do të mbetet pjesë e jetës së gjithë familjeve të prekura, që humbën familjarët dhe njerëzit e afërm.

“Familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme dhe fansat e mi në mbarë botën janë prekur dhe do jetë një dhimbje e fortë. Por kjo nuk duhet ti mposhtë, ata duhet të ecin përpara. Të mos lejojmë që urrejtja të fitojë. Por në vend të kësaj, duhet të vlerësojmë jetën në çdo moment”.

Grande mbeti e padëmtuar fizikisht nga sulmi me bombë, megjithatë ajo vazhdon ende dhe sot të vuajë nga stresi post-traumatik.

/tvklan.al