Hap të stërvonuar e konsideron Kryeministri Edi Rama rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Në një reagim në rrjetet sociale Rama shkruan:

“Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen, po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën”.

Pas më shumë se dy vjet përpjekjesh, Kosova arriti të marrë këtë të mërkurë rekomandimin nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave. Komisioneri Avramoloulos dhe presidenti Thaçi kërkuan miratimin sa më shpejt të propozimit nga Parlamenti dhe Këshilli Europian.

/tvklan.al