Lajme Arkiva 2003

Një linjë moderne hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin Rinasit është projekti i diskutuar mbi të cilin është lidhur edhe kontrata midis Ministrisë së Tranportit dhe “General Electric”. Projekti i mbështetur nga qeveria italiane dhe jo amerikane ka një kosto prej rreth 45 milionë Dollarësh.

Realizimi i kësaj linje të re hekurudhore që lidh aeroportin “Nënë Tereza”, me Tiranën dhe Durrësin, krijon një lidhje të plotë me portin e Durrësit njëkohësisht dhe trafikun evropian dhe atë ndërkombëtar.

Si të një rëndësie të veçantë këtë projekt e ka parë edhe kryeministri Fatos Nano i cili ëhstë takuar me delegacionin e kompanisë së njohur amerikane “General Electric”. Kjo iniciativë është shprehur kryeministri është pjesë e investimit në infrastrukturë në kuadër të korridorit të 8 dhe përkon me drejtimin e Portit të Durrësit, e cila është porta hyrëse e këtij korridori.

Përfaqësuesit e kompanisë amerikane kanë theksuar interesin që paraqet Shqipëria për investimet e kompanisë së tyre edhe në fusha të tjera si ajo e prodhimit të energjisë dhe telekomunikacionit./tvklan.al