Ligji që lejon importimin e mbetjeve ka shkaktuar diskutime në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist. Kur drafti “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” është në Kuvend dhe pritet të kaloje për votim këtë të enjte, disa deputet socialist kane kërkuar me shume informacion nga nismëtari i këtij projekt-ligji, deputeti Eduard Shalsi.

Deputet si Arta Dade apo Valentina Leskaj kanë kërkuar transparencë për këtë ligji, i cili u shfuqizua 3 vite më pare nga qeveria socialiste në mbledhjen e saj të parë pas mandatimit.

Në atë kohe socialistet kërkuan ndalimin e importit të mbetjeve, pasi sipas tyre rrezikohej që vendi të kthehej në një landfill gjigant, ndërsa sot sipas deputetit Shalsi amendimet që i janë bere parashikojnë kontrolle të rrepta të mbetjeve që do hynë në Shqipëri dhe janë konsultuar me të gjithë grupet e interesit./ TV KLAN