Sharjet dhe ofendimet, publikimi i lajmeve të rreme, urrejtja fetare dhe ajo që lidhet me përkatësinë gjinore apo sociale, derdhen masivisht sot në rrjetet sociale dhe mediat online. Disa në formën e gazetarisë  e disa në formën opinioneve apo komenteve

Këto tekste apo komente në rrjetet sociale, që shoqërojnë statuset e përsonave të ndryshëm apo artikujt e publikuara në medit sociale apo faqen në internet të mediave tradicionale janë tashmë në gjë e zakonshme. Për gazetarin Blendi Salaj situata në median sociale shqiptare është totalisht jashtë kontrrollit lidhur me ofendimet që çojnë deri në denigrim të një imazhi publik.

“Unë kam një mik që quhet Genc Ferhati, i cili jeton në Londër dhe është krjet në rregull në gjithçka dhe ngatërrohet vazhdimisht në mediat tona me një person të dënuar që përdorin fotografinë e tij për të ilustruar historinë e këtij tjetrit dhe është krejt e tmerrshme.”

Duke qenë gjatë gjithë kohës online, sot ky komunikim është parësor për moshat e reja, prandaj dhe duhet një edukim më i mirë i publikut që është ndjekës lidhur me mënyrën si funksionon ndërtimi i lajmit.

“Edukimi mediatik duhet të jetë pjesë e kurrikulave, eventualisht është, edhe për ata studentë që nuk studiojnë fare media, duhet të kenë një ide bazë sesi funksionon media, si bëhet një lajm, çfarë është një burim, që të kenë një gjykim për diçka që do t’i preki gjithë jetën.”

Marrë shkas nga gjuha aspak pozitive, për gazetarin Salaj si mënyrë për të shmangur këto situata duhet një dakordësi që të gjitha mediat mos të rendin drejt paketimit të lajmit, por raportimit të së vërtetës.

“Çdo media që lejon komentet, duhet edhe të kujdesen që komentet të jenë në përputhje me atë që postohet. Po themi që duhet të ketë një rregullore të komunitetit që ata po mundohen të formojnë. Ti duhet të jesh i kujdesshëm ndaj njerëzve të tjerë, për atë që t’i lejon të botohet në median tënde”.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Megi Fagu

*Lajmet në Klan Plus mund t’i ndiqni çdo ditë në orën 20:00