Probleme me pandeminë dhe mungesat

Alban Bushi do të grumbullojë kombëtaren e shpresave për dy ndeshje ndaj Austrisë dhe Andorras, takime zyrtare për Europianin. Trajneri shfaq menjëherë edhe objektivin.

“7 lojtarë të Austrisë momentalisht marrin pjesë në Champions League. Jam shumë i bindur që do të bëjmë një lojë të fortë me Austrinë”.

Alban Bushi është kushtëzuar nga pandemia në ftesat e tij për lojtarët e ekipit që drejton.

“I janë nënshtruar karantinës siç janë Çokaj dhe Mersinaj. shpresoj që Mersinaj të na vijë ndërsa Çokaj nuk do vijë pasi vijon karantinën”.

Por jo vetëm kaq. Edhe në këtë fushatë kualifikuese të europianit të 21-vjeçarëve Bushi ka probleme edhe në repartin e mbrojtjes.

Shqipëria do të luajë më 4 shtator në “Ried im Innkreis” kundër Austrisë ndërsa më 8 Shtator pret Andorran në Elbasan Arena.

Tv Klan