Liverpooli duket se po mendon për një ribashkim me ish-sulmuesin e tyre, Luis Suarez, i cili tani po bën karrierë te Atletico Madridi.

Klubi anglez thuhet se është në kërkim të një golashënuesi të dëshmuar dhe ish-ylli i tyre, Suarez duket i aftë për të plotësuar atë rol.

Sipas raportimit te mediave, Liverpooli po mendon të bëjë një ofertë për Suarezin te Atletico.

Më herët në karrierën e tij, Suarez ka shënuar  69 gola në Premier League  në vetëm katër sezone me Reds.

Nëse Mohamed Salah do të largohej nga Reds apo edhe Firmino, uruguaiani do të ishte zëvendësimi i madh.

34-vjeçari ka mbetur efektiv në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në La Liga dhe duke mbetur njëri nga sulmuesit më në formë në botë. 

Klan News