Llapi fiton Superkupën e Kosovës


Llapi fiton Superkupën e Kosovës

18:40 18/08/2021

Inaugurohet sistemi VAR

Në një ndeshje dramatike me disa kartonë të kuq. Ndeshje e luftuar që në minutat e para të saj. Prishtina e gjeti vetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Endrit Krasniqit në minutën e 27.

 Gjithsesi kryeqytetasit ishin të parët që shënuan me Otto John në të 66-tën. Në mesin e pjesës së dytë edhe Llapi u ndëshkua me të kuq, Arbnor Ramadani la skuadrën me 10 lojtarë.

Ekipi nga Podujeva nuk e ndali ritmin e lojës dhe në një aksion në minutën e 85 fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë. Ishte sistemi VAR që konfirmoi vendimin e arbitrit kryesor. Ky sistem u përdor për herë të parë në futbollin e Kosovës.

Festim Alidemaj nga pika e bardhë barazoi. Ndeshja shkoi në shtesa dhe në minutën e 101 Veliu kaloi llapin në avantazh. Ndeshja u mbyll 3-1 pas golit të dytë personal të Alidemajt. Pas fitores së Kupës së Kosovës Llapi fiton për herë të parë në historinë e vet edhe trofeun e Superkupës

Tv Klan








Të ngjashme