Një varkë me turistë është goditur nga llava e vullkanit Kilauea në Hauai duke lënë të plagosur 23 persona. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe gurët e vullkanit përfunduan në bordin e varkës.

Pasagjerët pësuan djegie të gradëve të ndryshme, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Autoritetet e vendit ishullor janë duke hetuar këtë rast sepse turistët kanë kaluar vijën e sigurisë për të ndjekur nga afër spektaklin e ofruar nga shpërthimet e vullkanit. Zyrtarët kanë paralajmëruar prej shumë javësh rreziqet e vullkanit dhe tymin toksik që përhapet në ajër.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë dhe shpërthimi i tij ka shkatërruar qindra shtëpi duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen. Javën e kaluar, shkencëtarët e Studimit Gjeologjik të SHBA thanë se rrjedha e llavës kishte krijuar një ishull të ri të vogël.

Klan Plus