Lodhen nga izolimi, vajzat 14-vjeçare ia mbathin nga shtëpia


Lodhen nga izolimi, vajzat 14-vjeçare ia mbathin nga shtëpia

15:27 21/01/2021

Media italiane “La Provincia di Como” ka raportuar se dy vajza 14-vjeçare ia kanë mbathur nga shtëpia në zonën e Comos në Itali pasi ishin të mërzitura nga bllokimi për shkak të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.

Dy baballarët e tyre ngritën alarmin pasi lexuan mesazhet që vajzat i kishin lënë.

“Jam lodhur me izolimin duke mos parë më miqtë e mi, po largohem”.

 “Unë dua të jetoj, më beso”, ishin dy mesazhet që vajzat i lanë baballarëve.

Pas 24 orësh, policët gjetën vajzat të cilat deklaruan se dëshironin të iknin në Milani ose Liguria dhe natën e kaluan në një park. /tvklan.al








Të ngjashme