Lorenc Vangjeli i rrëfen Berishës çfarë planifikon Rama për protestën e 25 Majit (Video) – TV KLAN

Lorenc Vangjeli i rrëfen Berishës çfarë planifikon Rama për protestën e 25 Majit (Video)

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë ish-Kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli ka treguar se çfarë po planifikohet nga qeveria për protestën e opozitës më 25 Maj.

Sipas analistit Vangjeli, Kryeministri Rama po planifikon që në këtë protestë të radhës të vendosen disa policë të shpërndarë në pika kyçe si pjesë e planit të masave, dhe jo kordon policor prej 1500 efektivësh sikurse ka ndodhur herët e tjera.

Lorenc Vangjeli: Ka një diskutim shumë të gjerë në rrethe shumë të ngushta në qeverinë socialiste të z.Rama që në datën 25 në vend të 1500 policëve, siç vendosen zakonisht atje, do të vendosë 4-5 punonjës policie përballë turmës së demonstruesve. Nuk është vendosur akoma. Në këtë moment, ju i dilni për zot vullnetit të demonstruesve që ata të mos kalojnë gardhin imagjinar.

Sali Berisha: Demonstruesit armiqësinë e kanë me Edi Ramën, jo me policinë. Midis atyre demonstruesve janë dhe ata që u hedhin fëmijëve gazin. Nuk ka prind që t’ja bësh fëmijës së tij atë që në moment të caktuar mund të të kthehet me ç’të kesh në dorë. Ata që ja u bënë kryq shtëpitë te Unaza… janë kjo kategori që janë gati të shqyejnë Ramën po ta kapin. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • Fatosi-kosove
    23 Maj 2019 at 23:07
    Përgjigju

    Zoti Fevzi,jam nje qytetar nga kosova dhe ju lus tia bani nje pyetje sali berishes,nese Thaqi qenka “argati” i serbise pse ti kishe dhe mendohet se edhe sot e ke kshilltar special per siguri kombetare serbin fazlliq,i akuzuar per krime lufte ne bosnje,prandaj si ste vjen turp per keto pisllaqe qe nxjerr nga goja e poashtu edhe nje pyetje ne lidhje me ate zvicrranin e dosjes kunder uçk-s,a e mohon ti se basha yt ishte perkthyes i tij.

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione