Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka akuzuar sot drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, se është nën kontrollin e kartelit të drogës dhe i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm të japë dorëheqjen nëse nuk i kontrollon dot institucionet.

Duke folur në një konferencë për shtyp në krah të Elez Gjozës, administratorit të njësisë 2 në Tiranë,  i cili u kallëzua sot nga policia për regjistrim të votuesve fiktivë, Rama tha: “

E ftoj ministrin e Brendshëm të vërë në shinat e zbatimit të ligjit dhe autoritetin e ligjit veprimtarinë e Policisë së Shtetit. Sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis edhe për të kanabizuar zgjedhjet në Shqipëri.

Ai i bëri thirrje ministrit që nëse nuk e bën dot, “le të japë dorëheqjen”

Në një thirrje për zv/kryeministren në cilësinë e kryetares së Task-Forcës, Rama kërkoi nga zonja Mandia “

të analizojë me përgjegjësi rolin e drejtuesit të Policisë së Shtetit, i cili nuk mund të fshihet nën petkun politik, megjithëse u hoqën 10 apo 12 drejtorë që ishin pengu i trustit të drogës, karteli i drogës vazhdon të ketë nën kontroll drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po e përdor për të instumentalizuar policinë në rol politik për të goditur padrejtësisht kundërshtarët politikë për të terrorizuar dhe vënë nën presion qytetarët. Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes

.”

Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo pa dëshirën e Haki Çakos apo të atyre që e komandojnë në mënyrë kulte Haki Çakon, jashtë dijenisë dhe autoritetitit  të ministrit të Brendshëm, do t’i fitojë LSI

”, tha Rama.

Megjithëse Partia Demokratike ka propozuar si ministër teknik Dritan Demirajn, drejtor i Policisë së Shtetit që prej kohës kur ministër ishte Saimir Tahiri, vazhdon të jetë Haki Çako.

/tvklan.al