Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madrid



Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madrid

23:50 22/02/2021

Disa skuadra të interesuara për të

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Anësori spanjoll është në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe klubi nuk i ka ofruar kontratë të re.

Shumë skuadra janë vënë pas lojtarit i cili luan gjithë vijën e djathtë të fushës, duke filluar nga mbrojtja, në mesfushë e sulm. 29-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga vera e vitit 2015, derisa ka zhvilluar 231 ndeshje në total.

Futbollisti spanjoll edhe këtë edicion ka pasur hapësira të shumta, ku është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në pesë të tjerë. Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e spanjollit.

Everton dhe Manchester United e duan atë në Angli, derisa Napoli e Milan në Serie A. Vazquez mund të qëndrojë edhe në La Liga pasi pëlqehet nga dy ekipet, Sevilla e Valencia.

Klan News






Të ngjashme