Luftë kundër Bitcoin, policia në Malajzi shkatërron 1,069 pajisje që prodhonin monedhën virtuale


Luftë kundër Bitcoin, policia në Malajzi shkatërron 1,069 pajisje që prodhonin monedhën virtuale

11:51 20/07/2021

Autoritetet në Malajzi i kanë hapur luftë monedhës virtuale Bitcoin. Në një operacion të zhvilluar një ditë më parë u sekuestruan 1,069 pajisje për prodhimin e monedhës virtuale.

Policia zgjodhi që këto pajisje të mos i mbante të sekuestruara, por i ka shkatërruar. Të gjitha pajisjet u vendosën në një parkim pranë selisë së policisë dhe më pas u përdor një mjet i tonazhit të rëndë dhe i shkatërroi plotësisht.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se operacioni u zhvillua në qytetin Miri, ku mori pjesë dhe Sarawak Energy, kompania që është përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike në vend.

Një zyrtar i policisë, Hakemal Hawari tha se goditja erdhi pasi dyshohet se nga përdorimi i pajisjeve për prodhimin e Bitcoin është vjedhur energji elektrike që kap vlerën 2 milionë Dollarë.

Pamjet e shkatërrimit janë publikuar nga mediat lokale dhe janë bërë virale në mediat sociale./tvklan.al






Të ngjashme