Policia në Egjipt ka vrarë dhjetra militantë gjatë kontrolleve të shumta në vendet ku ata fshiheshin. Ministria e Brendshme sqaroi se u vranë 40 militantë në Giza dhe Sinai.

Autoritetet deklaruan se militantët planifikonin disa sulme në vendet turistike, në kisha dhe ndaj personelit ushtarak. Gjatë kontrolleve u sekuestruan edhe materiale shpërthyese, municione dhe arsenal armësh. Bastisjet e policisë u pasuan edhe me një sulm me bombë ndaj një autobusi në Giza, ku u vranë 3 turistë vietnamezë dhe udhërrëfyesi turistik egjiptian.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë e sulmit me bombë. Kryeministri i vendit, Mostafa Madbouly ka thënë se autobusi devijoi rrugën e planifikuar pa njoftuar forcat e sigurisë, kurse shoferi e mohon këtë fakt. Siguria në Egjipt është forcuar së fundmi për shkak të sezonit turistik.

/tvklan.al