Të paktën 18 të burgosur humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën nga trazirat që shpërthyen në një burg në Honduras. Ngjarja ndodhi të premten, ndërsa është vetëm një nga trazirat më të fundit që ka ndodhur në burgjet e vendit kohët e fundit.

Kjo vjen si pasojë e dhunës së bandave dhe mbipopullimit të burgjeve. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve, duke transferuar aty forcat e sigurisë, të cilat kanë marrë në kontroll institucionet.

Institucionet e dënimit në Honduras mbajnë më shumë se 20 mijë të burgosur ndërkohë që kapaciteti i tyre është vetëm për 8 mijë të tillë. Sherret në qeli janë të zakonshme për shkak se bandat luftojnë për kontroll./tvklan.al