Klubi Luftëtari nuk është surprizuar nga hetimi i nisur nga UEFA pas pjesëmarrjes në Europa League. Gjirokastritët e humbën ndeshjen e parë, madje duke pësuar 5 gola në 45 minutat e para me Venstpils nga Letonia, ndërsa në të dytën barazuan 3-3.

Burime nga zyrat e klubit bëjnë me dije se hetimi është një procedurë rutinë së cilës i nënshtrohen të gjitha skuadrat që marrin pjesë për herë të parë në kompeticionet europiane. Gjirokastritët shprehen të qetë dhe të gatshëm t’i nënshtrohen çdo hetimi nga organizmi europian i futbollit pasi sikurse thonë, nuk janë përfshirë në trukim të rezultatit të ndeshjes së turit të parë kualifikues të Europa League.

Luftëtari është skuadra e dytë shqiptare që hetohet nga UEFA për trukim ndeshjesh. Vitet e fundit klubet shqiptare janë nën vëshgim të vazhdueshëm nga kompanitë që analizojnë luhatjen e koeficentëve të basteve për ndeshjet e futbollit, siç është Federbet, e njohur edhe nga Bashkimi Europian.

Tv Klan