Kundërshtoi largimin, arrestohet në kufirin me Ukrainën

Regjimi i Lukashenkos duket se ka bërë një përpjekje të dështuar për të dëbuar Maria Kolesnikovën e renditur mes figurave kryesore të opozitës. Asaj iu vunë prangat në kufirin me Ukrainën, pasi i rezistoi përpjekjes së njerëzve të lidhur me regjimin për ta nxjerrë me forcë nga vendi.

Një tentativë të dështuar për të dëbuar me forcë atë që renditet ndër figurat kryesore të opozitës bjelloruse ka bërë regjimi i Lukashenkos.

Maria Kolesnikova u ndalua mëngjesin e kësaj të marte nga autoritetet bjelloruse në njërën prej pikave kufitare me Ukrainën. Mediat prestigjoze botërore si britanikja BBC dhe gjermania Bild shkruajnë se persona të panjohur po përpiqeshit ta nxirrnin ato nga territori bjellorus dhe ta kalonin pa vullnetin e saj në anën ukrainase të kufirit.

38-vjeçarja doli me forcë nga automjeti tip BMV, me të cilin ishte dërguar nga Minsku drejt kufirit me Ukrainën në përpjekje për tu dëbuar forcërisht së bashku me dy anëtarët e tjerë Këshillit Koordinativ të opozitës, Anton Rodenkov dhe Ivan Kravcov.

Ministria ukrainase e brendshme njoftoi se dy anëtarët e tjerë të opozitës e kaluan kufirin, ndërsa Kolesnikova jo. Mbështetësja kryesore e rivales në arrati të Lukashenkos, Svetlana Cikanovskaja u ndalua sërish nga autoritetet bjelloruse. Të hënën, përfaqësuesit e opozitës thanë se ajo ishte rrëmbyer nga njerëz me maska.

Bild shkruan se regjimi i Lukashenkos u jep dy opsione drejtuesve të opozitës ose të largohen nga vendi ose të përballen me burgim të gjatë. Opsionin e të drejtuarit të opozitës në arrati zgjodhi që pas zgjedhjeve presidenciale, rivalja e Lukashenkos, Svetllana Cikanovskaja e cila po strehoet në Lituani.

Nga protestat e deri tanishme të opozitës ku kërkohet ripërsëritja e zgjedhjeve nën akuzën e manipulimit nga Lukashenko janë arrestuar qindra mbështetës të opozitës, mes tyre edhe figura të larta.

Tv Klan