Përbërësit:

250 gr mish viçi i grirë

220 gr ujë i gazuar

160 gr miell

100 gr djathë i tymosur

20 lule kungulli

1 degë trumzë

2 të verdha veze

1 litër vaj kikiriku

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim dy të verdha veze në një tas, shtojmë në të vaj ulliri, kripë, piper, miell dhe ujë të gazuar dhe bëjmë brumin.

Në një tjetër tas vendosim mishin e grirë, e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Presim në kubikë shumë të vegjël djathin e tymosur dhe e shtojmë tek mishi. I përziejmë të gjitha bashkë dhe masën e përgatitur e vendosim në qese pastiçerie. Më të mbushim lulet e kungullit, i mbyllim, i kalojmë në brumë dhe më pas në tenxhere që të skuqen.

/tvklan.al