Ditëlindja e 16-të e djalit të saj të adoptuar, David Banda e gjeti Madonna-n tmerrëisht nostalgjike. Përkrah urimit, këngëtarja 63-vjeçare ndau edhe detaje të takimit me djalin e saj të adoptuar në një jetimore të Afrikës, në Malaui kur ai ishte vetëm 13 muajsh.

“David Banda! Nuk mund ta besoj që je transformuar në këtë djalë të ri! Këtë artist! Këtë atlet! Këtë njeri karizmatik dhe të artikuluar.

Kush e mendonte se kur të njoha në jetimoren e Shtëpisë së Shpresës në Malaui, duke pirë Coca-Cola nga biberoni yt dhe pa pelena, ti do të shndërroheshe në këtë forcë të natyrës? Gëzuar 16-vjetorin! Jam kaq krenare për ty!”

David është djali i parë i adoptuar i Madonna-s në jetimoren të cilën ajo ndihmon pjesërisht me të ardhura. Vogëlushi vuante nga pneumonia asokohe dhe ajo vendosi që ta mirëpriste në shtëpinë  e saj, ndërsa kishte lindur vajza Lourdes Leon dhe djali Roccos Richie.

U deshën dy vite që adoptimi të finalizohej pasi Madonna nuk ishte rezidente në Afrikë, një kush i nevojshëm për procedurën. Megjithatë, ajo ia doli dhe për të, David është fëmija që i ngjason më shumë nga pesë të tjerët./tvklan.al