Dy bashkëshortë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik pasditen e sotme rreth orës 16:40 në autostradën Levan – Tepelenë.

Sipas policisë, automjeti me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi 70-vjeçar me iniciale K.H. dhe gruaja e tij me iniciale F.H. 65 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al