Tre persona janë plagosur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit ku automjeti tip “Land Rover”, me targa AA 273 MG, me drejtues 28- vjeçarin me inicialet E.M,  banues në Vranisht-Devoll, ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerët shtetasja I.M, rreth 22 vjeçe banuese në Bilisht dhe shtetasi N.Xh, rreth 25 vjeç, banues në Koshnicë-Devoll, të cilët janë transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al