Një grua ka gjetur vdekjen mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të urës së Fushë-Krujës. Viktima është një këmbësore 56-vjeçare me iniciale Sh.K. Burime zyrtare të policisë thonë se gruaja u përplas nga një makinë Benz, në timonin e së cilës ishte një person me iniciale D.V.

56-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore shoqëruan në polici shoferin e makinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti vijojnë.

/tvklan.al