Këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, ka marrë flakë në ecje ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Autoritetet po vijojnë punën  për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al