Një aksident me pasojë plagosjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Autoritetet sqarojnë se 50-vjeçar që ishte duke udhëtuar me biçikletë është përplasur nga automjeti me drejtues A.LL.

Përplasja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi” dhe mësohet se 50-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në terren vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al