Një këmbësore mbeti e plagosur këtë të mërkurë në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:05, në rrugën “Jordan Misja”.

Sipas policisë 59-vjeçarja me iniciale D. K., u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një person me iniciale R. B., Gruaja u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup hetimor, që vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al