Një fëmijë i mitur ka humbur jetën në një aksident tragjik në lagjen “Nr.13 Plazh” të qytetit të Durrësit. Drejtuesi i një automjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 ka përplasur për vdekje fëmijën 4 vjeç me iniciale B.B., teksa ky i fundit po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Mësohet se autori i aksidentit është Klaudio Deçka, 26 vjeç banues në Durrës, i cili është dorëzuar në polici.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për arrestimin e 26-vjeçarit./tvklan.al