Shtetet e Bashkuara do të synojnë medalje të arta në garat e notit në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Amerikanët fituan biletën e tyre për në Lojërat pas Kampionatit Botëror në Doha shkurtin e kaluar, ku fituan dy medalje bronzi.

Për notaren amerikane Anita Alvarez marrja pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit është një ëndërr e bërë realitet.

“Po, kjo do të thotë shumë për mua, për të gjithë ekipin dhe pjesën tjetër të komunitetit artistik të notit në SHBA. Për ato ekipe që erdhën përpara nesh, për njerëzit që luftuan në ato vite kur ne nuk u kualifikuam. Dhe tani, natyrisht, për ekipin tani dhe për ata notarë më të rinj që rriten, thjesht do të thotë të rikthehet skuadra dhe, e dini, kjo për ne nënkupton si të ndryshojmë sportin”.

Alvarez, e cila do të marrë pjesë në Olimpiadën e saj të tretë verore, humbi vetëdijen dhe rrezikoi të mbytej në kampionatin botëror të Budapestit në vitin 2022, një përvojë që mori kohë për t’u rikuperuar.

“Kam mësuar shumë t’i besoj trupit tim dhe të mësoj se si, e dini, të përqëndrohem në frymëmarrjen time ndërsa jam duke notuar, dhe me të vërtetë mos i marr si të mirëqenë këto vite të konkurrimit sepse, e dini, mund të përfundojë brenda një sekonde çdo gjë në një moment po pyesja veten nëse do të isha në gjendje ta bëja përsëri, kështu që me të vërtetë më bën të vlerësoj dhe ta pranoj gjithë këtë përvojë.   Pra, kjo ishte disi pjesa më e vështirë. Është sikur, të gjithë thonë: “A është mirë?” pas atij konkursi të parë, ishte si, “Mirë, e bëra përsëri”.

Në ekipin amerikan është edhe 45-vjeçari Bill May, hera e parë që një notar artistik mashkull lejohet të garojë në Lojërat Olimpike.

“Pra, kjo do të jetë hera e parë në histori që burrat do të lejohen të konkurrojnë në Lojërat Olimpike. Kështu që është një mundësi e shkëlqyer për veten time. Është një ëndërr, por është gjithashtu një mundësi e madhe për sportin sepse është hera e parë që meshkujt do të lejohen të konkurrojnë,  deri në dy meshkuj në këtë sport. Pra, që atletët e rinj të shohin përfshirjen e meshkujve dhe të shohin pranimin, mendoj se është një hap i madh që sporti ynë të rritet dhe të bëhet madje një sport më i madh. Ka pasur shumë raste kur kam thënë se do të ishte konkursi im i fundit. Tani për tani them se do të jetë konkursi im i fundit, por e dini, nuk do t’i thoja kurrë jo asgjëje. Jeta është një udhëtim”.

Andrea Fuentes e Spanjës, një fituese e katër medaljeve olimpike, mori detyrën si trajnere kryesore e ekipit të SHBA-së në 2018.

“Unë e fillova sportin tim sepse i pashë ata duke konkurruar kështu që ishte shumë frymëzues. Kështu që misioni im, kur erdha këtu, në SHBA, ishte të ngritja përsëri e SHBA-së sepse ata e shpikën këtë sport, kështu që unë jam i lumtur që ne mund ta bëjmë atë të ndodhë për herë të parë në një kohë kaq të gjatë. Ky klasifikim ishte misioni im. Por tani, është sikur, një ëndërr e madhe për ne të prekim edhe tokën europiane, medaljet olimpike janë shumë të rëndësishme për ne. Tani ose kurrë, ne po shkojmë për ato, dhe me të gjitha synimet tona”.

Shtetet e Bashkuara kanë fituar dy medalje ari në Atlanta në 1996 dhe bronzi në Athinë në 2004.

Mundësia është edhe më e madhe për ekipin amerikan. Atletët rusë lejohen të marrin pjesë por jo me flamurin e tyre, për shkak të luftës në Ukrainë.

Trajnerja komentoi gjithashtu një raport të Neë York Times/ARD i cili zbuloi se 23 notarë kinezë u zbuluan se kishin marrë medikamente të ndaluara për rritjen e performancës në Lojërat Olimpike të Tokios, tre prej të cilëve fituan medalje të arta.

“Dua të them, unë i besoj ekipit kinez në sportin tonë. Unë i njoh ata dhe ata janë, mendoj se kanë shumë ligje të ashpra. Pra, nuk e di kurrë se si funksionon atje. Shpresoj që ata nuk kanë mashtruar”.

Gjithashtu edhe sportistët besojnë tek sistemi i Lojërave Olimpike të Parisit, për të cilën thonë se kurrë nuk do të jepte medalje për ata që vijnë me qëllime të gabura në kompeticione kaq të mëdha.

“Unë kam besim te sistemi dhe mendoj se të gjithë duhet të konkurrojnë në mënyrë të barabartë. Dhe nëse dopingu është një problem, atëherë mendoj se shoqatat tona, Agjencia jonë Botërore Anti-Doping bën një punë vërtet të madhe për gjetjen e atyre atletëve që synojnë të mashtrojnë”.

“Jo vetëm se Rusia nuk do të jetë atje, por me ndryshimet e rregullave të reja, është me të vërtetë e përshtatshme për çdo vend, që mendoj se është vërtet i veçantë dhe unik për sportin. Të shkoni në konkurs duke ditur se kush do të fitojë dhe tani me këtë sistem të ri, gjithçka mund të ndodhë”.

Skuadra amerikane do të marrë pjesë në raundin e dytë të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Qendrën e re Olimpike Ujore në periferi të Parisit, Saint-Denis, nga 3 deri më 5 Maj.

Klan News