Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e Dajçit mbrëmjen e sotme, ku një automjet tip Benz është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën menjëherë drejtuesi i makinës.
Viktima nuk është identifikuar ende, thotë policia. Ndërsa drejtuesi i kamionit, me iniciale T.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al