Mallkimi i familjes Kennedy

Mallkimi i familjes Kennedy

17:50 02/08/2019

Vdes nga mbidoza 22-vjeçarja Saoirse Kennedy

Nuk ka fund mallkimi për një ndër familjet më të mëdha amerikane, atë Kennedy, e ish-presidentit amerikan John Kennedy.

Saoirse Kennedy Hill, mbesa 22-vjeçare e vëllait të presidentit, Robert Kennedy, u gjet e pajetë në shtëpinë e gjyshes së saj, në Masaçusets.

Sipas “The New York Times”, shkaku i vdekjes së të resë është një mbidozë droge. Në një raport të mëparshëm mjekësor ajo pranonte se vuante nga depresioni, që do ta shoqëronte gjithë jetën.

22-vjeçarja jetonte në shtëpinë e gjyshes së saj Etel. Saoirse Kennedy është e fundit në një seri tragjedish që goditën familjarët e saj.

Gjyshi i saj Robert Kennedy, ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-ve, u vra në vitin 1968 gjatë fushatës si kandidat për president. 8 vjet më herët, vëllai i tij, presidenti John Kennedy u vra në një atentat në Dallas. Aksidentet ajrore i morën jetën motrës së tij, Ketlin Kennedy në vitin 1948 dhe djalit të tij John Kennedy Junior në vitin 1999.

Në total janë 15 anëtarë të familjes Kennedy që kanë humbur jetën në moshë në moshë të re si pasojë e aksidenteve dhe sëmundjeve të rënda.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT