Qyteti suedez Malmo, i cili do të mirëpresë Festivalin e Eurovizionit gjatë muajit Maj, po përgatitet për të shmangur trazira të mundshme.

Organizatorët Eurovizionin e cilësojnë konkursin si një ngjarje jopolitike, por sfondi politik global shpesh  ndikon dhe sipas mediave pritet të  zhvillohen protesta për shkak të luftës në Gaza, por edhe në disa vende të tjera në mbarë botën.

Në Malmo tashmë ka patur protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin e ardhshëm, më i madhi në botë i këtij lloji.

Javën e kaluar, Unioni Evropian i Transmetuesve i cili organizon konkursin, u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndërsa sqaroi edhe një herë tjetër se konkursi i këngës është një ngjarje politike dhe jo një garë mes qeverive.

Në qytetin e Malmos pritet të marrin pjesë delegacione nga 80 vende të ndryshme të botës.

Klan News