Rei Manaj realizoi golin e parë personal në Serie A dhe të parin për një shqiptar në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë si zëvendësuesi i Ledian Memushajt, duke realizuar pas pak minutash.

Megjithatë goli i Manajt nuk i shërbeu Pescara që humbi 2 – 1 me Sassuolo. Inter shtyn përsëri fitoren e parë në këtës sezon të Serie A. Zikaltërit pas humbjes me Chievo barazuan 1 – 1 me Palermo në “San Siro”.

Ekipi i De Boer kishte disa raste gjatë pjesës së parë, por pas pushimit të parët që realizuan ishin siçilianët me Rispoli. Shpëtimtari ishte kapiteni Icardi, i cili shënoi në të 72’.

Kjo ishte pika e parë për Inter në këtë sezon. Inter këtë sezon shpenzoi shumë në merkato dhe pritet që grupit t’i bashkohen edhe Gabriel Barbosa dhe Joao Mario, të cilët firmosën pak ditë më parë. Në takimet e tjera të ditës së dielë Roma barazoi 2 – 2 me Cagliari. Të shtunën Juventus arriti një tjetër fitore, 1 – 0 me Lazio, ndërsa Napoli mundi 4 – 2 Milan.

Tv Klan