“Dy javët e ardhshme tendenca e infeksionit e qëndrueshme”

Zbatimi i masave për distancimin social të vendosura nga qeveria ka bërë që përhapja e koronavirusit në vendin tonë të jetë brenda pritshmërive të përcaktuara nga ekspertët.

Në një lidhje direkte me Televizionin Klan, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu u shpreh se virusi është i paparashikueshëm, ndaj dhe duhet të jemi strikt në zbatimin e rregullave.

Modelet matematikore të hartuara nga ekspertët nuk mund të përcaktojnë shifra të sakta të përhapjes së virusit, por ata besojnë se tendenca do të jetë e qëndrueshme.

Ministria foli dhe për 30 mjekët dhe infermierët të cilët iu bashkuan ekipeve shëndetësore italiane në luftën kundër koronavirusit. Mjekët dhe infermierët pritet të qëndrojnë në Itali për një periudhë tre mujore, ku do të ofrojnë shërbim shëndetësor për personat e prekur nga Covid-19 përkrah kolegëve të tyre italianë.

Tv Klan