Maqedonia e Veriut do të mbajë paradën e LGBT

Maqedonia e Veriut do të mbajë paradën e LGBT

08:52 21/05/2019

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut do të organizojë më 29 Qershor Paradën e parë të Krenarisë.

“Ngjarja do të jetë një formë proteste për afirmimin, mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transeksual (LGBT)”,

tha Antonio Mihajlov, nga Rrjeti Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë, në një konferencë shtypi në Shkup.

Mihajlov tha se tubimi në qendër të Shkupit do të jetë i hapur për të gjithë, pa marrë parasysh kombësinë, fenë, identitetin gjinor apo orientimin seksual.

Irena Cvetkoviç, një nga organizatoret, tha se oficerët e policisë dhe anëtarët e Rrjetit Kombëtar kundër Homofobisë dhe Transfobisë do të mbikëqyrin marshimin për t’i bërë të gjithë pjesëmarrësit të ndihen të sigurt.

Maqedonia e Veriut është kritikuar për të drejtat e homoseksualëve gjatë qeverisjes së partisë konservatore VMRO DPMNE, e cila ka humbur pushtetin në vitin 2017.

Java e Krenarisë e Homoseksualëve, e cila është mbajtur për herë të parë në Maqedoninë e Veriut në Qershor të vitit 2013 për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e homoseksualëve, është dëmtuar nga një sulm në një qendër të LGBT-së në Shkup./

REL




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi