Filipçe: Shembull për mënyrën se si menaxhoi pandeminë

Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se takimi me Ministrin për Punë të Jashtme të Kroacisë Grliç Radman ka qenë miqësor, duke falenderuar për donacionin e vaksinave nga Kroacia. Ai theksoi se tanimë kanë mbërritur 10 mijë doza të vaksinës AstraZeneca në RMV dhe nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojë distribuimi i tyre. Edhe 20 mijë doza të tjera do të arrijnë nga Kroacia, shtoi Filipçe.

“Ishte takim miqësor dhe falenderoj ministrin për donacionin e 10 mijë vaksinave nga Kroacia të cilat tanimë janë në RMV, të njëjtat nga fillimi i javës së ardhshme do të distribuohen nëpër pikat e vaksinimit, kurse qeveria kroate ka miratuar edhe një vendim tjetër, një donacion prej 20 mijë vaksinave shtesë të cilat do të jenë AstraZeneca ose Moderna, që do të ishte hera e parë që në vendin tonë arrijnë vaksina të këtij lloji”.

Filipce dhe Radman biseduan edhe për pasqyrën epidemiologjike, masat parandaluese dhe siç thekson ministri i Shëndetësisë, kanë shkëmbyer përvoja për atë se si të menaxhojë situatën me pandeminë në të ardhmen pasi Kroacia ishte njëra ndër vendet që pati sukses në përballjen me Covid-19.

“Kroacia u dëshmua në menaxhimin me krizën që nga fillimi kur ishin kryesues të BE-së, në fillimin e vitit 2020 kur edhe aktivizuan shumë mekanizma dhe kur një sistem heterogjen nga shumë sisteme të cilat u vendosën në kuadër të BE-së, u vendos në Kroaci, pra shkëmbyem përvoja se si edhe ne të ballafaqohemi me periudhën e ardhshme, sidomos gjatë muajve të vjeshtës.”

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Grliç Radman ishte pjesë e samitit të Prespës gjatë ditës së djeshme, kurse takimin e sotëm me Ministrin e Shëndetësisë Filipçe, të dy e cilësuan si miqësor.

Tv Klan