Policia arreston fqinjin e saj 65-vjeçar

Në Ardenicë të Lushnjes, një vajze 33-vjeçare me probleme të shëndetit mendor është 8 muajshe shtatzënë, si pasojë e abuzimit seksual nga një fqinj i saj. Ngjarja është bërë publike pas denoncimit të familjarëve të vajzës në policinë e Lushnjes.

Babai i vajzës nuk di të thotë prej sa kohësh abuzohej vajza e tij, por pasi ka parë rritjen e barkut të së bijës, e ka çuar në dyert e policisë dhe i ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës.

“Çupa është e sëmurë me të meta mendore. Komshiu aty bëri çfarë bëri, nuk u morr vesh. Kur mora vesh unë se çupa s’ishte në formë, E detyrova, tha me filanin. E çuam në polici. Ai ka ardhur në shtëpi, ka pirë dhe kafe tek unë, gotën e rakisë. Njeri pa njeri ai, e prisja unë. Kur ishte pa ngrënë bukë hante dhe bukë me ne. Ku dija unë se çfarë mendimi kishte ai”.

Policia e Fierit thotë se i dyshuari për kryerjen e marrëdhënieve seksuale është Edi Bushi, 56 vjeç, i cili jeton rreth 100 metra larg vajzës. Ai është arrestuar sapo 33-vjeçarja ka përmendur emrin e tij dhe ndodhet në burgun e Peqinit.

Policia e akuzon për marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur. Familjarët e 33-vjeçares së abuzuar nuk dinë çfarë të bëjnë pas lindjes së fëmijës. Ajo jeton me babain dhe vëllain në një banesë të rrënuar.

Tv Klan