Marrëveshja e Brexit, Macron kundër ndryshimit

Marrëveshja e Brexit, Macron kundër ndryshimit

20:15 22/08/2019

Macron pret Johnnson: Të hapur për diskutimin e kufirit me Irlandën

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh kundër një marrëveshjeje të re mes Brukselit dhe Londrës për Brexit-in. Këtë ia bëri të qartë shefit të qeverisë britanike Boris Johnson, me të cilin zhvilloi një takim këtë të enjte në pallatin presidencial në Paris.

Por ashtu si kancelarja gjermane Merkel, edhe Macron u shpreh i gatshëm për të dëgjuar propozimet e reja për zgjidhjen e problemit të kufirit me Irlandën. Shefi i Elizesë mbështeti afatin 30 ditor që i la Merkeli, Johnson-it për paraqitjen e një varianti më të mirë se ai që njihet ndryshe si “Bekstop” në kufirin me Britanisë së Madhe në Irlandën e Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Kryeministri euroskeptik britanik është kundër këtij varianti, që e le Irlandën e Veriut minimalisht për 2 vite pas shkëputjes së Britanisë nga Unioni, brenda hapësirës së përbashkët tregtare europiane. Plani për të cilën ra dakord ish-kryeministrja Theresa May synonte të shmangte vendosjen e një kufiri të mirëfilltë në ishullin e Irlandës, çka mund të shkaktojë destabilizimin e gjithë rajonit.

Por Johnson e konsideron këtë pikë të marrëveshjes si shkelje të sovranitetit të Britanisë së Madhe dhe kërkon ta heqë edhe me koston e daljes pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT