Të paktën 300 civilë, pjesa më e madhe gra, fëmijë dhe të moshuar raportohet se janë vrarë të shtunën nga militantët e Shtetit Islamik, pranë Deir El Zur, në lindje të Sirisë.
Ndërsa mbi 400 të tjerë u morën peng, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Lajmi u publikua nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, që i referohet rrëfimeve të dëshmitarëve.
Fillimisht ishte “Observatori Sirian për të Drejtat e Njerut” që raportoi për 135 viktima në Deir El Zur. Sipas aktivistëve, masakra është kryer në dy lagje që janë nën kontrollin e ushtrisë siriane, Ayash and Begayliya. “I kanë vrarë shtëpi më shtëpi dhe 130 personave, kryesisht gra dhe fëmijë u është prerë koka”.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britaninë e Madhe tha se “Militantët e Shtetit Islamik kishin kishte vrarë dhjetëra ushtarë siriane në këtë zone”.
Nëse konfirmohet, kjo është një prej masakrave më të rënda, e regjistruar në një ditë të vetme, gjatë pesë viteve të konfliktit në Siri.
Tv Klan