Tre të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur duke mashtruar turistët e huaj dhe u merrin para. Autoritetet sqarojnë se në pranga kanë rënë Bruxhino Murati 28 vjeç, Albi Xhixha 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit. 

Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit Albi Xhixha iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa./tvklan.al