Maskë anti-covid, 1.5 milionë Dollarë


Maskë anti-covid, 1.5 milionë Dollarë

17:35 13/08/2020

Përbëhet prej ari dhe ka 3600 diamante të vegjël

Kjo pritet të jetë maska më e shtrenjtë në botë kundër koronavirusit.  Është duke u punuar nga një argjendari në Izrael dhe kur të jetë gati do të kushtojë 1.5 milionë Dollarë.

Maska është prej ari me një pastërti 18 karat dhe ka në përbërje të saj 3600 diamante të bardhë. Pjesë përbërëse e saj është edhe një filtër që i ofron mbajtësit nivel tepër të lartë mbrojtjeje ndaj rrezikut të infektimit me Covid-19.

Përfaqësuesit e argjendarisë izraelite thonë se porositësi është një koleksionist kinez i veprave të artit që jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, maska mund të përdoret në ceremoni të veçanta.

Në punimin e saj marrin pjesë 25 artizanë. Maska pritet të jetë gati brenda muajit tetor.

Tv Klan




Të ngjashme